Lidhje

Takim Nishani-Ivanov në Ohër

  • Isak Ramadani

Presidentët e Shqipërisë dhe Maqedonisë Bujar Nishani dhe Gjorgje Ivanov u takuan sot në Ohër, ndërkohë që një aksident pranë Peqin gjatë rrugës për në Ohër, shkaktoi vdekjen e drejtuesit të makinës së gardës që shoqëronte presidentin Nishani.

Në takimin e tyre të parë dhe joformal, dy presidentët biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi, si ekonomia, lidhjet infrastrukturore dhe energjetike, bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Presidentët Nishani dhe Ivanov theksuan se integrimet evropiane të vendeve të të Ballkanit perëndimor paraqesin një rëndësi thelbësore për qëndrueshmërinë rajonale. Ata diskutuan edhe për reformat në vendet përkatëse. Presidenti maqedonas ka shprehur falënderime për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Maqedonisë për anëtarësimin në Nato.

Gjatë udhëtimit për në Maqedoni, një makinë e Gardës shqiptare që shoqëronte presidentin Nishani, doli nga rruga pranë fshatit Lolaj. Drejtuesi i automjetit, Arben Zhuzhi, humbi jetën.
XS
SM
MD
LG