Lidhje

Takime të nivelit të lartë të G-8 dhe NATO-s në SHBA


Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi sot për një partneritet të ri global ku përfshihet sektori privat për përmirësimin e sigurisë ushqimore në Afrikë, ndërsa vendet e pasura po kalojnë vështirësi në klimën e buxheteve të reduktuara publike. Zoti Obama tha se 45 kompani janë zotuar për 3 miliardë dollarë për një përpjekje të re për konsolidinimin e bujqësisë.

Presidenti e bëri publike nismën sot në Uashington, në fillim të katër ditëve aktivitetit të nivelit të lartë diplomatik, me takimin ekonomik të Grupit të Tetëshes në rezidencën presidenciale në Camp David, pranë Uashingtonit dhe takimin e NATO-s në Çikago.

Përfaqësuesit e tetë vendeve më të industrializuara pritet të diskutojnë gjatë takimit dyditor sot dhe nesër për tregjet globale të naftës, energjinë dhe klimën, tranzicionin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si edhe krizën e borxhit në Eurozonë.

Zoti Obama ka ftuar gjithashtu udhëheqësit e vendeve Afrikane të Beninit, Etiopisë, Ganës dhe Tanzanisë për të diskutuar çështjen e sigurisë së ushqimit kontinent.

Me ndryshimin në udhëheqjen e Francës dhe krizës politike në Greqi, tema e ekonomisë evropiane do të jetë në qendër të vëmendjes. Kjo temë do të diskutohet në takimin e Camp Davidit ku përveç presidentit të ri francez Francois Hollande, merr pjesë edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, arkitektja kryesore e masave të rrepta financiare në Eurozonë, si edhe udhëheqësit e Kanadasë, Britanisë, Italisë, Japonisë dhe Rusisë. Kryeministri rus Dmitri Medvedev merr pjesë në takim në vend të Presidentit Vladimir Putin.

Të dielën, diplomacia zhvendoset në qytetin e Presidentit Obama, Çikago, ku mbahet takimi dy ditor i nivelit të lartë i NATO-s.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tom Donilon Donilon thotë se takimi i aleancës është një mundësi për të diskutuar tranizicionin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane. I tha se bisedimet do të çojnë më tej përparimin e bërë dhe planet që Presidenti Obama diskutoi në vizitën e fundit në Afganistan.

“Çikago është një moment kyç në hapat e ardhshëm drejt një përfundimi të matur në luftës, në drejtim të objektivave tanë për Afganistanin, si edhe për ekzekutimin e strategjisë që Presidenti paraqiti në fjalimin e tij në Bragram”.

Ai tha se Presidenti Obama do të zhvillojë një takim me Presidentin afgan Hamid Karzai të dielën në Çikago.

Deri tani nuk ka ndonjë plan për takim me Presidentin pakistanez, Asif Ali Zardari.

XS
SM
MD
LG