Lidhje

Reagime pas takimit Thaçi-Daçiç


Në Kosovë, ka vazhduar jehona e takimit të së premtes ndërmjet kryeministrit të saj Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel. Takimi që u ndërmjetësua nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, shënon rifillimin e bisedimeve në nivel më të lartë politik në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Takimi që u kundërshtua nga lëvizja Vetëvendosje, është mbështetur nga forcat tjera politike.

XS
SM
MD
LG