Lidhje

Takimi Evropiano-Aziatik trajton çështjet ekonomike


Takimi Evropiano-Aziatik trajton çështjet ekonomike
Takimi Evropiano-Aziatik trajton çështjet ekonomike

I mbajtur në pallatin mbretëror në Bruksel, samiti Euro-Aziatik ndodh në një kohë stategjike për të dy rajonet - - në prag të bisedimeve për ndryshimet klimatike dhe takimit të grupit G20 të fuqive më të mëdha financiare në Korenë e Jugut muajin që vjen. Franca merr presidencën e G20 në nentor.

Sëbashku, Evropa dhe Azia përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës dhe prodhimit ekonomik si dhe 60 përqind të tregtisë globale.Në fjalën hapëse, presidenti i Bashkimit Evropian Herman van Rumpoy tha se blloku 27 anëtarësh ishte i angazhuar për një përqendrim më të fortë ndaj Azisë, një vendim i mbështetur, tha ai, nga ndihmat e kohëve të fundit ndaj Pakistanit të përfshirë nga përmbytjet dhe nga marrëveshja e parë evropiane e tregtisë së lirë me një vend aziatik, Korenë e Jugut.

Kjo do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të krijojë vende pune në të dy rajonet. Sepse ekonomitë aziatike janë gjithnjë e më të integruara, kjo do të shtojë marrëdheniet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera aziatike si dhe do të hapë rrugën për marrëveshje të tjera.

Megjithëse për këtë takim janë bërë përgatitje prej kohësh, analistët thonë se kjo i jep Evropës një rritje të nevoshme të profilit në arenën botërore pas përfshirjes nga problemet ekonomike dhe politike.

Udhëheqës nga 48 vende evropiane dhe aziatike priet të gjejnë një gjuhë të përbashkët në çëshjte si rregulloret bankare dhe ndryshimet klimatike dhe mundësisht që evropianët të japin disa nga vendet e tyre në Fondin Monetar Ndërkombëtar për ekonomitë në rritje. Por Shada Islam, eksperte ekonomike në Qendrën e Politikave Evropiane në Bruksel, mendon se çështjet politike do të zënë vend kryesor në bisedime.

Mendoj se është gjithashtu e rendësishme që evropianët të informohen nga homologët aziatikë rreth tensioneve në rritje në rajon. Ata duhet të dinë se ç’po ngjet me të vërtetë brenda Koresë së Veriut -- dhe kush mund të flas më mirë sesa Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut që gjenden pranë atij vendi.

Çështje të tjera të rendësishme, thotë analistja Islam, janë Mayanmar dhe çështja bërthamore e Iranit. Por takimin po e mbulon reja e tensioneve territoriale ndërmjet Japonisë dhe Kinës. Nuk është e qartë nëse udhëheqësit nga këto dy vende do të zhvillojnë bisedime direkte në Bruksel. Por analistja Islam thotë se madje edhe gjestet më të vogla janë të rendësishme.

Nëse ata takohen, buzëqeshin dhe shtrengojnë duart, kjo përbën një shenjë të rendësishme duke patur parasyshë se sa të ngurta dhe të tkurrua kanë qënë marrëdhëniet gjatë ditëve dhe javëve të fundit.

Të mërkurën, Evropa zhvillon takime bilaterale me Kinën dhe Korenë e Jugut ndërkohë që do të nëshkruhet pakti i tregtisë me BE.

XS
SM
MD
LG