Lidhje

Në prag të takimit të G-20


Ndërsa udhëheqësit botërorë po shkojnë në Australi për të marrë pjesë në takimin e grupit të 20 ekonomive më të zhvilluara, presidenti rus Vladimir Putin tha se Shtetet e Bashkuara janë “duke shkelur me vrazhdësi” shpirtin e bashkëpunimit ndërkombëtar, që duhet të karakterizojë grupe si ai i 20-ëshes.

Zoti Putin u ankua në veçanti për sanksionet nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë lidhur me aktivitetin ushtarak në Ukrainë. Në një intervistë para se të shkonte në Brisbane për takimin dy-ditor të G-20-ës, udhëheqësi i Kremlinit tha se nuk do ta ngrejë çështjen e sanksioneve gjatë dy ditëve të takimit të shtunën dhe të dielën. Por, shtoi ai, do të përgjigjet, në se udhëheqës të tjerë në takim e ngrenë këtë çështje.

Kryeministri Australian tha se anëtarët e G-20-ës duhet të përqëndrohen tek çështjet ekonomike gjatë takimeve, megjithë situatën e sigurisë në Ukraine dhe debatin lidhur me ndryshime klimatike.

XS
SM
MD
LG