Lidhje

Takimi i Durbanit pritet të zëvendësojë Traktatin e Kiotos

  • Zëri Amerikës

Takimi i Durbanit pritet të zëvendësojë Traktatin e Kiotos

Takimi i Durbanit pritet të zëvendësojë Traktatin e Kiotos

Protokolli i Kiotos përcakton objektiva të detyrueshme për pakëssimin e gazeve që krijojnë efektin serë, siç është dioksidi i karbonit, por marrëveshjes i përfundon afati vitin që vjen. Ndaj, arritja e një marrëveshje të re ka përparësi kryesore për diplomatët që po marrin pjesë në bisedimet vjetore mbi klimën në Durban të Afrikës së Jugut, të organizuar nga Kombet e Bashkuara

Negociatorët mbi klimën pajtohen se duan të pakësojnë ndotjet e lidhura me ndryshimet klimatike, por kanë vështirësi në arritjen e një konsensusi mbi hapat e nevojshëm.

Alden Meyer, drejtor i strategjisë mbi klimën dhe politikat me Organizatën për Shkencëtarët e Shqetësuar në Washington, thotë se Protokolli i Kiotos ndodhet në rrezik:

“Bashkimi Evropian ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë me protokollin nëse ka një proces për krijimin e një kornize më të gjerë në të ardhmen që do të përfshinte jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe Kinën dhe vendet kryesore në zhvillim. Japonia, Kanadaja dhe Rusia kanë lënë të kuptohet se nuk duan të qendrojnë në Kioto përtej skadimit të afatit vitin që vjen. Kjo përbën çështjen kryesore, çfarë do të ndodhë me marrëveshjen pas 2012.”

Vetëm vendet e zhvilluara, mes afro 200 pjesmarrësve që nënshkruan Protokollin e Kiotos, janë të detyruara të pakësojnpë ndotjen. Kjo e bazuar në idenë se ato janë kryesisht përgjegjëse për aktivitetin industrial që lëshon gaze ndotëse në atmosferë.

Por disa vende në zhvillim janë ndotës të mëdhenj, thotë shkencëtari Todd Sanford me Organizatën për Shkencëtarët e Shqetësuar:

“Përsa i përket ndotjes për frymë, Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën. Por me rritjen në Indi dhe Kinë, bota në zhvillim është bërë ndotës më i madh se bota e zhvilluar.”

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të bëjnë shkurtime vullnetare, tha negociatori amerikan Jonathan Pershin në fillim të vitit:

“Si pjesë e angazhimit, ne mbështesim premtimin e presidentit Obama që deri në vitin 2020, çlirimi i gazeve të dëmshëm në atmosferë të jetë 17 përqind më i ulët se në vitin 2005. ”

Problemi qendron tek konsensusi ndërkombëtar, thotë ligjvënësi australian Mark Dreyfus:

“Mendoj se është e vështirë që afro 200 vende të bien dakord dhe po zbulojmë se shumë vende po bëjnë më shumë në rrugë të brendshme sesa janë të gatshëm të bien dakord në rrugë ndërkombëtare.”

Rachmat Witoelar është i dërguari i presidentit Indonezian për ndryshimet klimatike.

“Duhet të mësojmë se si të japim dhe marrim, dhe Indonezia po mundohet ta bëjë këtë duke ulur vullnetarisht ndotjet.”

Shtetet e Bashkuara, ndotësi i dytë më i madh i botës me karbon, nuk e ka ratifikuar Protokollin e Kiotos, pjesërisht sepse marrëveshja nuk vuri kufizime për vendet në zhvillim si Kina, që ndotësja më e madhe e botës.

Presidenti Obama e preku këtë çështje gjatë vizites në Australi në nentor.

“Nëse po ndërmarrim një seri hapash, atëherë është e rendësishme që ekonomi në zhvillim si Kina dhe India të jenë pjesë e marrëveshjes. Nuk do të thotë që ato duhet të bëjnë gjithçka si ne. E kuptojmë se përsa i përket ndotjes për banorë, ata kanë ende shumë për të bërë për të arritur nivelet tona. Por ata duhet t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre.”

Aktualisht, nuk egziston asnjë marrëveshje për zgjatjen apo zëvendësimin e marrëveshjen ndërkombëtare të Kiotos.

XS
SM
MD
LG