Lidhje

Takimi i Këshillit të Çështjeve Ekonomike dhe Financiare në Kopenhagë


Ministrat evropianë të Financave u mblodhën sot për të dytën ditë në takimin e Këshillit të Çështjeve Ekonomike dhe Financiare në Kopenhagë. Në takim u diskutua edhe çështja e taksës mbi transaksionet financiare, për të cilën jo të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë dakord.

Ministri suedez i Financave, Anders Borg, tha se Bashkimi Evropian duhet të kërkojë "një zgjidhje pragmatike" për taksimin e transaksioneve financiare në bllokun prej 27-vendesh.

“Në qoftë se duam të gjejmë një zgjidhje për të 27 vendet e BE-së, ne të gjithë duhet të tregohemi pragmatikë dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që të jetë e pranueshme nga Londra,” tha zoti Borg.

Suedia dhe Britania kanë qenë vazhdimisht kundër taksimit të transaksioneve financiare. Britania thotë se ajo do të dëmtohej më shumë se gjithë të tjerët nga vendosja e një takse të tillë, pasi ajo është qendra më e madhe e transaksioneve në rajon. Entusiazmi për një taksë të tillë ka qenë po ashtu i vakët mes aleatëve tradicionalë si Holanda, Luksemburgu dhe shumica e vendeve të vogla të eurozonës.

Danimarka mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG