Lidhje

Takimi i nivelit të lartë në Adis Abeba


Takimi i nivelit të lartë në Adis Abeba
Takimi i nivelit të lartë në Adis Abeba

Më tepër se 25 udhëheqës afrikanë ndodhen në kryeqytetin e Etiopisë, për një takim dy-ditësh, me fokus shqetësimet politike dhe sigurinë. Në takimin e përvitshëm, i cili filloi dje në Adis Abeba, foli presidenti francez Nikola Sarkozi. Ai tha se se udhëheqësit afrikanë duhet të respektojnë vullnetin e popujve të tyre, ose në të kundërt, rrezikojnë të përballen me kryengritje popullore kundër sundimit të tyre.

Presidenti francez foli sot në takimin e Bashkimit Afrikan. Ai tha se popujt e vendeve të ndryshme kërkojnë qeverisje të mirë, demokraci dhe respektimin e të drejtave njerëzore. Ai tha se udhëheqësit duhet të përpiqen të bëjnë ndryshime në vendet e tyre, ose në të kundërt, do t’u kërkohet me imponim t’i bëjnë ndryshimet. Zoti Sarkozy po ashtu mbështeti përpjekjet e Bashkimit Afrikan për ta detyruar udhëheqësin e Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo të heqë dorë nga pushteti.

XS
SM
MD
LG