Lidhje

Takimi i nivelit të lartë SHBA-BE të hënën në Shtëpinë e Bardhë

  • Isabela Cocoli

Takimi i nivelit të lartë SHBA-BE të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Takimi i nivelit të lartë SHBA-BE të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barak Obama, është mikpritësi i takimit të nivelit të lartë SHBA-BE me udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Kriza evropiane e borxheve ka të ngjarë të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar thuhej se Presidenti Obama dhe zyrtarët evropianë do të diskutojnë gjithashtu bashkërendimin e veprimeve të tyre ndaj Iranit dhe bashkëpunimin e tyre në mbështjetje të demokracisë dhe begatisë në Evropë dhe në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ndër çështjet e tjera në rendin e ditës janë bashkëpunimi transatlantik në ruajtjen e rendit dhe kundërterrorizmin.

Ndër ata që do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë janë Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompui, Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barrozo dhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së Kathrin Ashton.

Takimi i nivelit të lartë SHBA-BE u mbajt vitin e kaluar në Lisbonë të Portugalisë.

XS
SM
MD
LG