Lidhje

Takimi me Brukselin, pa deklaratë të përbashkët

  • Armand Mero
  • Tiranë

Takimi me Brukselin, pa deklaratë të përbashkët

Takimi me Brukselin, pa deklaratë të përbashkët

Delegacioni i Parlamentit Europian për marrëdhniet me vendet e Ballkanit perëndimor deklaroi sot se nëse Shqipëria nuk arrin të përmbushë përparësitë kyçe që i ka përcaktuar Komisioni Europian dhe nuk zgjidh krizën politike, përparimi i saj në rrugën e integrimit do të dëmtohen seriozisht e po ashtu edhe imazhi ndërkombëtar i vendit. Deklarata erdhi në përfundim të takimit ne Bruksel me delegacionin e parlamentit shqiptar ku sërish për shkak të mosmarrëveshjeve mes deputetëve shqiptarë nuk u arrit në një deklaratë të përbashkët.

Situata e tensionuar politike në vend dhe debatet politike që lidhen me garën zgjedhore për kryetarin e bashkisë së Tiranës janë transferuar edhe në Bruksel. Për dy ditë me radhë në takimin ndërparlamentarë Bashkimi europian-Shqipëri, ku merrnin pjesë anëtarët e delegacionit për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit perëndimor dhe ata deputetë shqiptarë, përfaqësues të të dy krahëve të politikës, është diskutuar rreth zhvillimeve në Shqipëri, ndër të cilat në fokus sërish ka qenë ajo për të cilën, në deklaratën e tyre, europarlamentarët shprehën “ shqeteësimin e thellë”: krizën politike që pasoi zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 dhe ato të 8 majit.

Në fakt është hera parë që në përfundim të takimeve të tilla dilet me një deklaratë të njëanshme. Por duket se europarlamentarët janë kushtëzuar nga fakti se në të tretin takim radhazi, përfaqësuesit shqiptarë nuk bien dakort me tekstin e deklaratës.

Duke ju referuar situatës së krijuar delegacioni i parlamentarëve europian “i bën thirrje të dyja palëve, qeverisë dhe opozitës të bashkëpunojnë që të arrijnë një marrëveshje në respekt të kuadrit të institucioneve demokratike”.

Paralajmërimet e eurodeputetëve janë të qarta. Ata “nënvizojne se paqëndrueshmëria e fundit politike ka dëmtuar rëndë pozitën ndërkombëtare të vendit dhe perspektivën e tij europiane” dhe shprehin “ keqardhjen se pavarësisht përpjekjeve të shumëanshme të parlamentit europian,Komisionit dhe Këshillit të europës për të nxitur dialogun mes kampeve politike, të dy krahët kanë qenë paafta deri më tani të gjejnë një kompromis për të mirën e vendit dhe qytetarëve”, shkruhet në deklaratë në të cilën theksohet se “nëse përparësitë kyce të përmendura në opinionin e Komisionit europian për kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat nuk do të përmbushen sic duhet dhe kriza politike nuk zgjidhet pa vonesa të mëtejshme, përparimi në marrëdhëniet institucionale mes Shqipërisë dhe Bashkimit europian do të dëmtohen seriozisht”, shprehen eurodeputetët të cilët theksojnë se “parlamenti europian nuk do të përfshihet në mosmarrëveshjet elektorale dhe do të qëndrojë i paanshëm”, por “në të njejtën kohë pret që mosmarrëveshjet të zgjidhen në respekt të plotë të kuadrit ligjor dhe kushtetues të Shqipërisë dhe nëse do të jetë e nevojshme me ndihmën e mundhme të institucioneve ndërkombëtare”, duke ju referuar kështu idesë së hedhur nga vetë kryetari i delegacionit parlamentar për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit perëndimor, Eduard Kukan, për përfshirjen e mundshme të komisionit të Venecias në ndihmë të institucioneve shqiptare zgjedhore.

Në deklaratën në përfundim të takimit të Brukselit vlerësohet zhvillimi i sukseshëm i procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe nënvizon se “qytetarët shqiptarë e shfrytëzuan atë në mënyrë të përgjegjshme dhe pa abuzuar”.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG