Lidhje

Presidenti Obama paralajmëron Korenë e Veriut kundër çdo provokimi lidhur me programin e saj bërthamor

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, paralajmëroi Korenë e Veriut sot kundër çdo provokimi lidhur me programin e saj bërthamor.

Në fjalimin që mbajti në Universitetin Hankuk të Seulit, zoti Obama tha se Pheniani mund të vazhdojë rrugën e tij të konfrontimit, por ai do të përballet me një izolim më të madh dhe më shumë vështirësi për popullin e Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan tha se e njejta gjë do të ndodhë edhe me Iranin. Zoti Obama u tha të pranishëmve se Irani është vendi i vetëm i Traktatit për Mospërhapjen e armëve Bërthamore që nuk ka qënë në gjendje ta bindi komunitetin ndërkombëtar se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera i kanë ofruar ndihmë Iranit për të zhvilluar energjinë bërthamore paqësisht, por Teherani ka refuzuar dhe për më tepër ka ndjekur rrugën e mohimit dhe mashtrimit.

Presidenti Obama tha se do të takohet sot me udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës për të diskutuar një zgjidhje diplomatike të situatës, në mënyrë që Irani të përmbushë detyrimet e tij.

Këto takime dhe të tjera do të zhvillohen krahas takimit dy ditor të nivelit të lartë për sigurinë bërthamore në Seul, i cili do të përqendrohet në luftën kundër terrorizmit bërthamor.

XS
SM
MD
LG