Lidhje

Analistët për takimin Obama - Shi


Në takimin jo zyrtar të nivelit të lartë mes Presidentit Barack Obama dhe homologut të tij kinez Xi Jinping në Kaliforni, të dy palët u përpoqën të shmangnin konfliktet që mund të ndikojnë marrëdhëniet mes fuqive në ngritje dhe atyre të stabilizuara. Shqetësimi kryesor i Kinës është fokusi i ri i politikës së jashtëme amerikane që përqendrohen në rajonin e Azi-Paqësorit që ka për qëllim përmbajtjen e ngritjes së Kinës.

Xi Jinping u bë President i Kinës në mars. Kjo ishte vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara si kryetar shteti. Megjithëse Uashingtoni kishte listën e tij të çështjeve për të diskutuar me zotin Xi, në krye të rendit të ditës së Pekinit ishte politika amerikane në Azi, e cila duket si përpjekje për ta parandaluar Kinën të bëhet superfuqi.

Zyrtarë të lartë amerikanë janë përpjekur të risigurojnë kinezët se politika amerikane nuk synon rrethimin e Kinës ashtu siç frikësohet Pekini. Në insitututin Hudson, Michael Pillsburg është gjithashtu konsulent i Pentagonit.

"Në tetë fjalime kryesore çdo kush ka thënë se kjo nuk ka objektiv Kinën, nuk ka të bëjë me Kinën. Problemi i vetëm është se në mentalitetin e vjetër shtetëror kinez ata e shikojnë këtë mbështetje, por nuk e besojnë’. Për mendimin tim ata duhet ta besojnë”.

Analistë të tjerë nuk janë dakord me këtë qendrim dhe thonë se mohimi i vazhdueshëm mund të mos jetë mënyra më e mirë për të trajtuar Kinën. Kelley Currie është analist në Projektin 2049, një institut që përqendrohet në sigurinë e Azisë Lindore.

"Kur ne e mohojmë se ka të bëjë me Kinën, ajo u ngjall atyre më shumë dyshime. Prandaj, mendoj se duhet të jemi të ndershëm, pjesërisht ajo ka të bëjë me vetmbrojten dhe pasigurinë që ndjejnë aleatët dhe miqtë tanë në rajon lidhur me sjelljen e Republikës Popullore të Kinës”.

Wei Jingsheng është disidenti kryesor kinez në mërgim. Ai thotë se përsa kohë që Kina të jetë nën regjimin një partiak, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin marrëdhënie të sinqerta bashkëpunimi me të.

"Sistemi social dhe politik i Amerikës është shumë tërheqës për qytetarët e thjeshtë të Kinës dhe pikërisht kjo e bën qeverinë komuniste të Kinës të ndjehet e kërcënuar për mbijetesën e saj”.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se merret me spiunazh kibernetik kundër tyre dhe thonë se këto përpjekje drejtohen dhe mbikqyren në një kompleks në Shangai nga një njësi speciale e ushtrisë kineze.

Ky aktivitet e ka bërë imazhin e Kinës negativ për Kongresin amerikan. Kongresisti Frank Wolf thotë:

"Është më tepër negativ ndaj Kinës për shkak të kibernetikës. Kina po vjedh nga ne pronën intelektuale”.

Uashingtoni i ka kërkuar gjithashtu Kinës të ushtrojë ndikimin e saj që Koreja e Veriut të ndryshojë qendrimin e saj provokues të kohëve të fundit. Pak para takimit të nivelit të lartë, Koreja e Veriut tha se ishte e gatshme të hynte në bisedime me Korenë e Jugut. Analistët në Pekin e quajnë atë “dhuratë” për Presidentin Obama dhe thonë se përgjigja e Uashingtonit mund të tregojë se si Shtetet e Bashkuara i shikojnë marrëdhëniet që do të ndërtojë zoti Xi me Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG