Lidhje

Takimi vjetor i Organizatës së Bashkëpunimt të Shangait


E ardhmja e Afganistanit është nga çështjet kryesore që do të diskutojnë udhëheqësit e Kinës, Rusisë dhe 4 vendeve të Azisë Qendrore në takimin vjetor rajonal që filloi sot në Pekin.

Në komentet që bëri para fillimit të takimit dy-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, presidenti kinez Hu Gjintao tha se ai parashikon që ky blok rajonal të luajë një rol më të madh në Afganistan, ndërsa numri i trupave të huaja në operacionin ushtarak atje është duke u pakësuar.

Në një intervistë për median shtetërore kineze, Presidenti Hu tha se grupi prej 6 anëtarësh duhet të bashkëpunojë më ngushtë për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale. Por ai nuk përmendi në mënyrë specifike se si kjo organizatë mund të luajë një rol më të madh në Afganistan.

Presidenti afgan Hamid Karzai sot e mirëpriti një angazhim më të madh të Kinës në vendin e tij, duke thënë se së shpejti ka në plan të nënshkruajë një marrëveshje strategjike partneriteti me Pekinin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG