Lidhje

Forcat afgane marrin përgjegjësitë e sigurisë


Afghan National Army soldiers march in Sangin district of Kandahar province southern Afghanistan, June 13, 2013.
Afghan National Army soldiers march in Sangin district of Kandahar province southern Afghanistan, June 13, 2013.

NATO mbetet e përkushtuar për të ardhmen e Afganistanit

Përgjegjësitë e sigurisë në Afganistan kaluan nga forcat e NATO-s, tek forcat vendase. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Kabul ishin të pranishëm presidenti i Afganistanit Hamid Karzai dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Fogh Rasmussen. Pas ceremonisë zyrtare të kalimit të përgjegjësive, presidenti Karzai e quajti tranzicionin realizim të një prej dëshirave të tij më të mëdha dhe një arritje të madhe për popullin afgan.

“Forca afgane do të jenë tani në komandë të vetvetes dhe në shërbim të vendit. Për afganasit kjo është një ditë e madhe. Ata do të kenë djemtë e tyre që do t’u ofrojnë siguri.”

Por kalimi i sigurisë u shoqërua nga shpërthimi i një bombe në një zonë tjetër të Kabulit që kishte si objektiv ligjvënësin Mohammed Mohaqiq i cili i shpëtoi sulmit. Tre njerëz u vranë nga shpërthimi.
Gjatë ceremonisë, zoti Rasmussen tha se ndërkohë që misioni luftarak i NATO-s përfundon zyrtarisht në fund të 2014, kjo nuk nënkupton që Afganistani do të mbetet i vetëm.

“Komuniteti ndërkombëtar mbetet i angazhuar ndaj Afganistanit edhe pas 2014-ës. Në konsultime me autoritetet afgane, NATO po planifikon një mision tjetër për trajnim, këshillim dhe ndihmë për forcat afgane që ato të zhvillohen edhe përtej 2014-ës që të sigurohemi që arritjet e bëra të mos zbrapsen.”

Zoti Karzai tha sot se forcat afgane do të marrin drejtimin në të gjitha përpjekjet e sigurisë, një arritje e madhe e luftës 12 vjeçare. Ai gjithashtu njoftoi se të dërguarit qeveritarë do të shkojnë në Katar për t’u përpjekur për fillimin e bisedimeve me talebanët rreth një marrëveshje të mundur për dhënien fund të luftës më shumë se 10 vjeçare. Talebanët kanë vazhduar një fushatë të fortë dhune në prag të kalimit të përgjegjësive të sigurisë.
XS
SM
MD
LG