Lidhje

Afganistan, talebanët lirojnë një ushtar amerikan


Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se talibanët kanë liruar ushtarin e vetëm amerikan, që ishte ndaluar në Afganistan dhe që qëndroi atje 5 vjet si i burgosur.

Zyrtarët thanë se talebanët ranë dakord ta dorëzonin rreshterin Bowe Bergdahl, si shkëmbim për lirimin e 5 personave të ndaluar, që mbaheshin në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos, në Kubë.

Ky shkëmbim i të burgosurve ndodh pas negociatave mes Shteteteve të Bashkuara me talebanët, të ndërmjetësuara nga qeveria e Katarit.

Zyrtarët thonë se 28-vjeçari Bergdahl është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se tani është nën kujdesin e ushtrisë amerikane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG