Lidhje

Talebanët afganë morën përgjegjësinë për vrasjen e dy oficerëve të ushtrisë amerikane


Talebanët afganë morën përgjegjësinë për vrasjen e dy oficerëve të ushtrisë amerikane
Talebanët afganë morën përgjegjësinë për vrasjen e dy oficerëve të ushtrisë amerikane

Kryekomandanti i NATO-s në Afganistan i tërhoqi të gjithë këshilltarët e koalicionit nga zyrat e qeverisë afgane pasi dy oficerë amerikanë u vranë në një zonë që mendohej të ishte e sigurt.

Një zëdhënës i NATO-s tha se oficerët amerikanë u vranë brenda një qendre komande të sigurt në Ministrinë e Brendshme afgane në Kabul dhe raporti zyrtar thoshte se një anëtar i forcave afgane të sigurisë e ktheu armën kundër amerikanëve.

Talebanët afganë morën përgjegjësinë për vrasjen e dy oficerëve të ushtrisë amerikane të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë së NATO-s dha thanë se sulmi ishte hakmarrje për djegien e Kuranit nga forcat e NATO-s, incidenti i para një jave që ngjalli indinjatë në gjithë vendin dhe shkaktoi trazira në të cilat dhjetra vetë humbën jetën.

Gjenerali amerikan John Allen, komandant i të gjitha forcave të koalicionit në Afganistan i urdhëroi anëtarët e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë së NATO-s që të largoheshin nga ministritë afgane menjëherë, për “arsye të qarta për mbrojtjen e forcave”.

Shumë amerikanë të forcës së NATO-s punojnë në ministritë afgane si këshilltarë.

Njoftimet nga Kabuli thotë se viktimat janë një kolonel dhe një major amerikan, të dy të goditur për vdekje në një qendër komande të sigurisë të lartë në Ministrinë e Brendshme Afgane.

XS
SM
MD
LG