Lidhje

Talebanët, akuza ndaj SHBA për pushtimin e Afganistanit


Talebanët, akuza ndaj SHBA për pushtimin e Afganistanit
Talebanët, akuza ndaj SHBA për pushtimin e Afganistanit

Talebanët kanë hedhur akuza drejt Shteteve të Bashkuara duke e quajtur pushtimin e Afganistanit “një stigmë të përhershme në fytyrën e demokracisë perëndimore”.

Deklarata e sotme nga Talibanët gjithashtu paralajmëron Shtetet e Bashkuara se populli afgan ka një “energji të pashterrur për luftë” dhe se Talibanët do ta dërgojnë Amerikën në koshin e plehrave të historisë”.

Deklarata e talibanëve vjenë një ditë para se Shtetet e Bashkuara të shënojnë 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Qendrës Botërore të Tregëtisë në Nju Jork dhe Pentagonit ku u vranë afër 3 mijë vetë.

Deklarata akuzon Shtetet e Bashkuara për përdorimin e sulmeve si një pretekst për të vrarë myslimanë të pafajshëm.

Talibanët kanë strehuar Al-Kaidën në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit 2001, duke e lejuar grupin terrorist të ndërtojë kampe trajnimi për terroristët e ardhshëm dhe ka refuzuar ta dorëzonte Osama Bin Ladenin në duart e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG