Lidhje

Talebanët në Afganistan shprehin dyshime për vrasjen e kreut të al-Kaidës

  • Zëri Amerikës

Talebanët në Afganistan shprehin dyshime për vrasjen e kreut të al-Kaidës

Talebanët në Afganistan shprehin dyshime për vrasjen e kreut të al-Kaidës

Talebanët në Afganistan thonë se nuk është e konfirmuar që kreu i Al Kaidës Osama Bin Laden u vra nga trupat speciale amerikane gjatë një sulmi në një kompleks në Pakistan ditën e hënë.

Në një njoftim dërguar mediave përmes postës elektronike sot, zëdhënësi i Talebanit Zabiullah Muxhahid tha se qeveria amerikane nuk ka dhënë prova “bindëse” për sulmin në qytetin e Pakistanit Abotabad. Zyrtarët amerikanë thonë se po e marrin në shqyrtim mundësinë e publikimit të fotografive me trupin e Bin Ladenit si dhe varrimin e tij në det.

Në njoftimin e talebanëve thuhet se burime pranë Bin Ladenit as nuk e kanë konfirmuar dhe as nuk e kanë mohuar vdekjen e tij. Grupi militant thotë se refuzon një gjykim mbi çështjen derisa ndihmësit e Bin Ladenit të bëjnë një njoftim rreth statusit të kreut të al Kaidës.

Talebanët e strehuan Bin Ladenin dhe rrjetin e tij Al Kaida gjatë qeverisjes së tyre në Afganistan nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i rrëzuan militantët nga pushteti në përgjigje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara. Al Kaida mori përgjegjësinë për këto sulme.

XS
SM
MD
LG