Lidhje

Talebanët mund t'i japin fund luftës mes radhëve


Zyrtarë të lartë të talebanëve bënë të njohur zgjidhjen e një përçarjeje që mendohej se ekzistonte brenda udhëheqjes së grupit, pas vdekjes së Mullah Omarit, me fraksione që më parë ishin të ndara, por të cilat janë zotuar për aleancë me udhëheqësin e ri të grupit, Mullah Akhtar Mansoor.

Përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë amerikane për Afganistanin dhe Pakistanin, thotë se “ka shpresa” se bisedimet e paqes mes talebanëve dhe qeverisë së Kabulit mund të rifillojnë se shpejti.

Në një deklaratë në gjuhën Pashto, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se marrëveshja për bashkim nën udhëheqjen e Mullah Akhtar Mansoorit u arrit gjatë një takimi të klerikëve të shquar dhe pleqësisë së talebanëve.

Djali i madh i Omarit, Mohammad Yaqoob dhe vëllai i tij, Mullah Abdul Manan, njoftuan mbështetjen e tyre të plotë për Mansurin, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takimin e së martës.

Këto zhvillime shihen si një hap i rëndësishëm përpara drejt konsolidimit të autoritetit të Mullah Akhtar Mansoorit, që mund t’i japë fund luftës brenda radhëve dhe intrigës politike mes talebanëve.

XS
SM
MD
LG