Lidhje

Hedhje nga 314 metra në Talin


40 sportistë realizuan hedhje nga ndërtesa më e lartë e Estonisë

Kryeqyteti Talin i Estonisë u bë dje mikpritësi i një aktiviteti sportiv ekstrem. 40 sportistë realizuan hedhje nga ndërtesa më e lartë e vendit, kulla televizive me lartësi 314 metra.
Ngjarja sportive u organizua me rastin e 32-vjetorit të ndërtimit të kullës. Kërcimet u bënë fakt nga tarraca e kullës, rreth 175 metra lartësi.

Gjatë hedhjes sportistët përpiqeshin të bënin ushtrime të ndryshme akrobatike, diçka jo e lehtë kjo sepse çdo hedhje nuk zgjaste më shumë se 3-4 sekonda. Në këtë lloj sporti, sportistët përdorin parashuta për të zbutur rënien.

Kjo është një aventurë e rrezikshme sepse hedhja zakonisht bëhet nga lartësi të ulta dhe turbulencat e ajrit mund të bëjnë që ata të përplasen me ndërtesën nga hidhen. Në rastin e aktivitetit të djeshëm, sportistët ishin me fat që arritën të marrin lejen e autoriteteve sepse shumica e objekteve në qytete nuk japin leje për aventura të tilla.
XS
SM
MD
LG