Lidhje

Bisedime Francë - Gjermani


Presidenti francez Francois Hollande u takua sot në Paris me ministrin gjerman të financave Wolfgang Schaeuble për bisedime mbi papunësinë mes të rinjëve.

Franca, Gjermania dhe Italia kërkojnë masa që do të lehtësonin shqetësimet e një gjenerate të tërë që nuk janë në gjendje të gjejnë punë. Sipas statistikave gati 7 presje 5 milionë evropianë në grupmoshën 15-24 vjeç janë ose të papunë, ose pa arsim.

Papunësia mes të rinjve në BE ishte 23 presje 6 përqind në janar, dy here më e lartë sesa ajo mes të rriturve.

Presidenti francez Francois Hollande ka kërkuar që Eurozona të ketë një qeveri të përbashkët ekonomike me buxhetin e saj e cila mund të ndërmarrë projekte të veçanta, duke përfshirë trajtimin e papunësisë e të rinjve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG