Lidhje

Mitt Romney drejt Tampas


Partia Republikane e hapi zyrtarisht fushatën dje, por e shtyu shumicën e punimeve ndërsa stuhia tropikale Isaak preku brigjet e Floridës

Kandidati republikan për president, Mitt Romney ka shkuar në Tampa të shtetit Florida, ku filloi punimet me program të plotë kuvendi kombëtar i Partisë republikane.

Gruaja e tij, Ann dhe përkrahësit e tij do të flasin sot, duke dhënë argumente përse ai duhet ta zëvendësojë Presidentin Barak Obama në postin e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara. Zoti Romni shkoi në Tampa për të qenë i pranishëm gjatë fjalimit që do të mbajë bashkëshortja e tij Ann.

Fjalimi do të transmetohet në television. Guvernatori i New Jerseyt, Chris Christie e mbyll seancën sonte, me fjalimin kryesor të Partisë Republikane. Zyrtarët e partisë shpresojnë që fjalimi i zonjës Romni do të zbulojë më tepër anën personale të bashkëshortit të saj, ndërkohë që fushata e zotit Obama e ka paraqitur atë si një kapitalist që ka pak lidhje me jetën e amerikanëve të thjeshtë dhe me problemet e tyre ekonomike.

Ndërkohë, zoti Christie, pritet të theksojë çështjet për të cilat republikanët i shohin si dështime të administrates Obama në 3 vjet e gjysëm.

Edhe kandidati për nënpresident Paul Ryan do të shkojë sonte në Tampa. Megjithëse stuhia tropikale Isaak nuk e preku Tampën, ajo është fuqizuar dhe po drejtohet për në shtetin e Luizianës.

Ndihmësi i zotit Romni, i tha gazetarëve në Tampa se fushata e republikanëve shpreh shqetësimin për banorët e zonave që mund të preken nga uragani dhe se do ta rishkojnë përsëri programin e kuvendit.
XS
SM
MD
LG