Lidhje

75 vjetori i festivalit në Tanglewood të shtetit Massachusetts


Tanglewood, summer home of the Boston Symphony, at dusk. (Stu Rosner)

Tanglewood, summer home of the Boston Symphony, at dusk. (Stu Rosner)

Festivalet me muzikë klasike nën qiell të hapur, ku spektatorët mund të dëgjojnë muzikë, pasi kanë dalë për piknik, janë një ritual i natyrshëm i stinës së verës në Shtetet e Bashkuara. Por para 75 vjetësh, kur Simfonia e Bostonit dha shfaqjen e parë nën qiell të hapur në Tanglewood të maleve Berkshire në pjesën perëndimore të shtetit Massachusetts, kjo ishte një ide e re. Tani ashtu si edhe gjatë 75 vjetëve të fundit, Tanglewood ka qënë baza e Simfonisë së Bostonit për stinën e verës.

Kur Serge Koussevitzy, dirigjenti rus i orkestrës simfonike të Bostonit hapi festivalin në Tanglewood në vitin 1937, ai vendosi të përfshinte të gjitha veprat e Bethovenit. Dhe kur dirigjenti Christoph von Dohnanyi ((vahn duch-NAHN-eee)) hapi sezonin me rastin e 75

Muzika e Bethovenit bashkë me këngët e zogjve duken si një shoqërim i përsosur i bukurive të Tanglewood-it. Kur ecën mes pemëve dhe përmes fushat e hapura, mund të dëgjosh muzikë kudo.

"Ky është një vend ku muzika dhe natyra bashkohen në një formë të natyrshme shumë të mrekullueshme".

Dirigjenti John Williams ka kompozuar kolona zanore për shumë filma të famshëm. Ai ka ardhur në Tanglewood çdo verë që nga viti 1980, kur u emërua drejtori muzikor i orkestrës së Bostonit për muzikën Pop. Drejtori menaxhues i Simfonisë së Bostonit, Mark Volpe ka rreth 1000 punonjës dhe vullnetarë në Tanglewood.

"Çdo qytet ka një sallë koncertesh. Ajo që e bën Simfoninë e Bostonit absolutisht të veçantë në botën e orkestrave është vetë Tanglewoodi, i cili në fakt është personifikimi më i mirë i nocionit të festivalit veror në natyrë".

Kur Koussevitzky filloi të dirigjonte në Tanglewood gjatë sezonit të parë në mes të Depresionit të Madh, orkestra jepte shfaqje në një tendë. Pas një stuhije, tenda u dëmtua dhe Simfonia e Bostonit ndërtoi një strukturë modeste dhe më të qëndrueshme, e cila me përjashtim të disa përmirësimeve akustike, ka mbetur thuajse e njëjtë.

Gjatë historisë së tij 75 vjeçare, Tanglewood ka tërhequr disa prej muzikantëve më të mirë të botës jo vetëm për të dhënë shfaqje por edhe mësim. Aaron Copland dhe Leonard Bernstein ishin pjesë e Tanglewood-it për vite dhe aktualisht Yo-Yo Ma dhe Emanuel Ax janë ndër instrukturët në personelin mësim-dhënës të Qendrës Muzikore, e cila përgatit muzikantë të rinj.

Çdo verë 150 muzikantë të rinj, shumica në fillim të 20-ve, studiojnë në Tanglewood pa paguar asgjë dhe aty japin edhe shfaqe. Tom Rolfs, trumpeta e parë në Simfoninë e Bostonit, i cili jep edhe mësim në Tanglewood, erdhi këtu për herë të parë në moshën 18 vjeçare kur ishte student.

"Ditën e parë që u ula në kariken e orkestrës dirigjent ishte Seiji Ozawa dhe më pas Leonard Bernstein. Dhe nëse kjo përvojë nuk ndryshon jetën tënde, asgjë tjetër nuk do ta bënte këtë!"

As edhe muzika më e mrekullueshme e botës nuk do të kishte kuptim pa audiencën, që në Tanglewood nuk është e vogël. Rreth 350 mijë bileta shiten çdo verë.
Disa prej tyre kanë ardhur për dekada me radhë, si Bob Rosenblatt, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili erdhi këtu për herë të parë në vitin 1947. Ai është vullnetar që prej 40 vjetësh.

Tanglewood festoi zyrtarisht 75 vjetorin me një koncert madhështor me interpretime nga emra të mëdhenj, mes tyre Yo-Yo Ma, John Williams dhe James Taylor. Dhe në Tanglewood, në mes maleve Berkshire do të ketë koncerte të tjera me rastin e këtij përvjetori.
XS
SM
MD
LG