Lidhje

Kërcimi tango si formë terapie


Pacientët në një spital psikiatrik të Argjentinës po mësojnë tangon, kërcimin kombëtar të vendit, si formë terapie.

Ekspertët thonë se tangoja i ndihmon pacientët të mblidhen së bashku dhe të rigjenerojnë mendjen dhe trupin e tyre. Mjekët e spitalit Borda në Buenos Aires thonë se e shohin tangon si mënyrë për të mobilizuar mendjet e pacientëve dhe për t'u dhënë atyre një vështrim të përgjithshëm mbi kulturën.

Për të kërcyer tangon, ata duhet të kenë një partner, të cilin mjekët e sjellin nga jashtë spitalit dhe kjo i ndihmon pacientët të shoqërohen me njerëz të tjerë duke dalë nga mikrobota e tyre e spitalit. Mjekët thonë se tashmë ka prova që tangoja është një formë e suksesshme terapie.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG