Lidhje

Taormina e Siçilisë, gati për takimin e G-7ës


Qyteza piktoreske e Taorminës në brigjet e detit Jon në Siçili, ka mirëpritur në vite gjigandë të letrave dhe filozofë, mbretër dhe yje të Hollivudit.

Shkrimtari anglez David Herbert Lawrence shkruan librin e tij me shënime udhëtimi “Deti dhe Sardenja, ndërsa jeton në Taormina: “Këtu e shkuara është shumë më e fuqishme se e tashmja, aq sa ndjehesh tepër i largët, si qenie e përjetshme”. Kështu shkruante poeti dhe dramaturgu i madh për qytetin buzë Detit Mesdhe.

Por pjesa më e madhe e 11 mijë banorëve të Taorminës, të etur për të parë turistët, sidomos ata të kamurit dhe të famshmit, do të kishin preferuar së tepërmi, në se Donald Trump dhe udhëheqësit e tjerë të G-7-ës do ta kishin shmangur qytetin e vogël të ndërtuar buzë shkëmbinjve, pranë detit blu.

Kur kryeministri Matteo Renzi vitin e kaluar zgjodhi qytetin e tyre si vend ideal për takimin e 43-të të G-7ës, udhëheqësve të vendeve me ekonomi të zhvilluara, që Taormina u vu alarmi. Në Itali është ende i freskët kujtimi i takimit të G-7 në vitin 2001 në Gjenova, ku u zhvilluan protestat të dhunshme kundër globalizimit.

Qeveria italiane ka shpenzuar kohët e fundit miliona për riparimin e rrugëve dhe të vendbanimeve të lashta arkeologjike të Taorminës, që ishin neglizhuar prej vitesh. Si masa sigurie kundër terrorizmit, por edhe protestave të mundshme, në qytet po vendosen 700 kamera survejimi, si dhe do të çohen rreth 3 mijë ushtarë, të cilët i shtohen rreth 5 mijë karabinierëve dhe policisë lokale. Takimi i G7 zhvillohet më 26 dhe 27 maj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG