Lidhje

Greqi: Fillon puna për projektin TAP


Në Selanik, filluan sot punimet për shtrirjen e tubacioneve të projektit TAP, që do të sjellë gazin azerbaixhanas në Evropë, në përpjekje për të ulur vartësinë nga gazi rus.

Gazsjellësi Trans Adtriatik do të ketë një shtrirje prej 878 km nga fushat gaz-mbajtëse Shah Deniz II në Azerbaixhan, duke kaluar përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik për të përfunduar në Itali.

Dërgesat e para me gaz në Evropë priten në vitin 2020. Kryeministri grek Alexis Tsipras i pranishëm në përurimin e punimeve sot, tha se projekti do të hapë 8 mijë vende të reja pune në Greqi, ku papunësia ka arritur në 24 përqind. Në Shqipëri punimet ka disa muaj që kanë filluar.

XS
SM
MD
LG