Lidhje

Mosmarrëveshja lidhur me republikën ukrainase të Krimesë ka vënë përballë Ukrainën ndaj Rusisë. Por popullsia tartare e rajonit mund të dalë më e humbura në këtë konflikt. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrott njofton nga qyteti Bakçisaraj i Krimesë.

Është një demonstrim force pro-ruse në Bakçisaraj. Ndërsa Ukraina dhe Rusia përballen me njëra tjetrën lidhur me të ardhmen e Krimesë, këta ushtarë janë të fundit që mund të kenë pretendime ndaj gadishullit të kontestuar.

Popullsia tartare e Krimesë, e rrethuar me fqinjë sllavë të shumtë në numër, janë duke i ndjekur me kujdes lëvizjet për ta vënë nën kontroll gadishullin.

"Natyrisht, të gjithë janë të frikësuar; në këtë moment askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë këtu," thotë Eydor, banor i Bakçisarajit.

Duke patur parasysh të shkuarën e tyre, tartarët kanë arsye të shqetësohen. Në vitin 1944, Stalini e dëboi të gjithë popullsinë tartare nga Krimea. Ata u kthyen vetëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kur Ukraina u bë e pavarur.

Politikani tartar i Krimesë, Abduraman Egiz:

"Ukraina është një shtet i ri dhe për të çdo grup etnik që jeton në Krime, ne po fillojmë një faqe të re."

Një faqe e re, thuajse bosh. Këtij komuniteti turkiç, të besimit mysliman, i është dashur të rifillojë nga hiçi.

Në periudhën sovjetike kjo xhami përdorej si kinema. Por ky vend ka një të shkuar të lavdishme. Pallati i Bakhchisarait, -- vendi i Khanatit të Krimesë, që u përjetësua në poemat e Pushkinit, ra në duart e perandorisë ruse në shekullin e 18-të.

Tartarët thonë se nuk do t'i ndalin përpjekjet për krijimin këtu të një jete të re, modeste, megjithëse aktualisht vendi po përjeton një stuhi politike dhe ushtarake.

Natyrisht, unë do të qëndroj në shtëpinë time. Edhe nëse ndodh diçka, ne do të qëndrojmë në shtëpinë tonë, të gjithë ne që jetojmë këtu," thotë Eydor.

Në një xhami, burrat luten për paqe, me shpresën se do të sigurojnë kthimin e tyre të fituar me mund, për të jetuar nën qiellin e kthjellët, buzë valëve blu, që i ka kënduar Pushkini.

"Ky është territor ukrainas," thotë Eydor.

Por, nëse votohet në referendum, pakica tartare e Krimesë mund të bjerë përsëri nën sundimin e Moskës.
XS
SM
MD
LG