Lidhje

Gjeorgji, mijëra përkrahës të opozitës në rrugët e Tbilisit


georgia

georgia

Lëvizja opozitare “Ëndrra Gjeorgjiane” kërkon të largojë nga pushteti partinë e presidentit Mikhail Sakashvili në zgjedhjet e tetorit

Dhjetëra mijëra përkrahës të opozitës në Gjeorgji mbushën sot rrugët e kryeqytetit të vendit, Tbilisi nën organizimin e lëvizjes opozitare “Ëndrra Gjeorgjiane” që kërkon të largojë nga pushteti partinë e presidentit Mikhail Sakashvili në zgjedhjet e tetorit.

Sipas anketave të fundit të opinionit, të kryera nga institute perëndimore dhe shoqata gjeorgjiane, lëvizja opozitare “Ëndrra Gjeorgjiane” e cila gëzon të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, renditet afro 20 pikë pas Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar që ka aktualisht pushtetin.

Lëvizja opozitare udhëhiqet nga miliarderi dhe politikani me ambicje për pushtet Bidzina Ivanishvili.

Kritikët e akuzojnë presidentin Sakashvili se ka shkelur liri civile dhe se e futi Gjeorgjinë në luftë me Rusinë në vitin 2008, lidhur me mosmarrëveshjet për krahinat e Osetisë Jugore dhe Abkazisë.
XS
SM
MD
LG