Lidhje

Të ardhurat nga turnetë botërore bien në vitin 2010


Të ardhurat nga turnetë botërore bien në vitin 2010

Të ardhurat nga turnetë botërore bien në vitin 2010

Të ardhurat nga turnetë e koncerteve në gjithë botën shënuan një rënie të konsiderueshme në vitin 2010. Organizatorët e koncerteve shpesh i ulin çmimet e biletave në ditët para shfaqjeve për të tërhequr klientë të minutës së fundit. Megjithatë, të ardhurat për 50 turnetë më të mëdha të vitit ranë nga mbi 3.3 miliardë në vitin 2009 në më pak se 3 miliardë. Analistët thonë se industria e muzikës nuk ka nxjerrë aq shumë talente të reja që të jetë në gjendje të tërheqë më shumë admirues, duke u mbështetur kështu tek artistë më në moshë. Turneu i Bon Xhovit në 53 qytete ishte më i madhi në botë këtë vit, me të ardhura që kapin shifrën mbi 201 milionë dollarë. Megjithatë edhe kjo shumë nuk krahasohej me turneun në 31 qytete të grupit U2 në vitin 2009, që kapi shifrën 311 milionë.Turneu i AC/DC ishte i dyti në vitin 2010 me 177 milionë dollarë. U2, Lady Gaga dhe Metallica plotësonin pesëshen më të suksesshme.

XS
SM
MD
LG