Lidhje

Tiranë: Transparenca mbi të dhënat ekonomike zbulon monopolet


Instituti Shqiptar i Shkencës zhvilloi sot një takim me studiues në Ditën Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura. Në një ditë si kjo veprimtarë në kryeqytete të ndryshme të botës punojnë në dobi transparencës. Veprimtarët shqiptarë u përqëndruan tek hapja e të dhënave dhe transparencës mbi shoqëritë tregtare dhe koncesionare që veprojnë në vend.

Transparenca mbi të dhënat ekonomike
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Një numër i madh marrëveshjesh koncesionare nuk janë publikuar. Ekspertët pohojnë se mungesa e transparencës është një nga pengesat kryesore të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, prej nga burojnë korrupsioni, keqqeverisja dhe varfëria në Shqipëri.

Transparenca e të dhënave ekonomike është një fushë që lidhet me mirëqeverisjen dhe me dobinë e informacionit si një mjet që rrit cilësinë në vendimmarrje. Regjistri i koncesionarëve paraqet marrëveshjet dhe bilancet e kompanive mund të ndihmojnë bizneset dhe vetë qeverinë që të mos përsëritë gabimet e të kaluarës.

Ekspertët pohojnë se transparenca mund të zbulojë dhe të shmangë lehtësisht monopolet në disa sektorë si nafta dhe fusha të tjera, ku ende nuk ka dritë të mjaftueshme për vëmendjen e opinionit publik, i cili ka një perceptim të lartë mbi korrupsionin e sektorit publik dhe privat në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG