Lidhje

Të drejtat e fëmijëve në Shqipëri


Në 25 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve organizatat “Save the Children” dhe “Terre des Homme” publikuan një studim mbi gjendjen problematike të fëmijëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi. Studimi theksoi se fëmijët ndeshen me abuzimin, dhunën, trafikimin, varfërinë dhe diskriminimin nga shoqëria.

Sistemi i mbrojtjes sociale vlerësohet se nuk është i aftë të zbulojë dhe të plotësojë nevojat e fëmijëve shqiptarë, sidomos atyre që janë në emigrim të brendshëm dhe rajonal. Gjendja e të drejtave të fëmijëve mbetet e rëndë; ata shfrytëzohen, keqtrajtohen, nënvlerësohen dhe përjashtohen nga shoqëria.

Sipas studimit, në Shqipëri shkelen ligjet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, në Kosovë nuk është miratuar ende ligji për të drejtat e fëmijëve, ndërsa në Greqi shkeljet vijnë prej statusit të paqartë të prindërve emigrantë. Shqipëria ka miratuar dekadën e fundit një sërë ligjesh, strategji dhe dokumenta të tjera që sigurojnë fëmijët, megjithatë mungon zbatimi i tyre dhe mbrojtja e saktë dhe sistematike e fëmijëve, aq më pak integrimi dhe gjithëpërfshirja e tyre.

Fëmijët që vuajnë në Shqipëri u përkasin kryesisht familjeve me probleme sociale dhe ekonomike, nga zonat rurale apo grupet e përjashtuara nga shoqëria si pakicat rome dhe egjiptase. Megjithatë, kush e kush më pak të gjithë fëmijët vuajnë të njëjtat probleme në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Sipas të dhënave të fundit, punësimi i fëmijëve në Shqipëri është rreth për qind, ndërsa lypsaria është në rritje sidomos tek romët dhe egjiptas; vetëm në Tiranë dhe Durrës janë 600 fëmijë, që lypin, dhe po aq janë regjistruar në Kosovë. Po ashtu, nga 138 viktima te trafikimit që janë marrë në mbrojtje nga instutucionet shtetërore, 26 ishin fëmijë.

Në emigrimin e brendshem 50 për qind e banorëve kanë lëvizuar drejt Tiranës e Durrësit ndërsa në emigrimin e jashtëm 50 për qind u zhvendosën drejt Greqisë dhe 35 për qind drejt Italisë. Kjo lëvizje e madhe demografike solli mungesa të po aq të mëdha me regjistrimin e fëmijëve, arsimimin dhe mjekimin e tyre.

Tashmë një numër jo i vogël, rreth 22 mijë fëmijë janë kthyer në Shqipëri nga emigracioni bashkë me familjet e tyre, duke sjellë kështu me vete sfidën kryesore për institucionet qendrore dhe vendore, riintegrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

XS
SM
MD
LG