Lidhje

Të krishterë nga e gjithë bota mblidhen në Jeruzalem për Pashkët

  • Zëri Amerikës

Të krishterë nga e gjithë bota mblidhen në Jeruzalem për Pashkët

Të krishterë nga e gjithë bota mblidhen në Jeruzalem për Pashkët

Të krishterë nga e gjithë bota u mblodhën në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit për të kremtuar Pashkët, ndërkohë që nga dhuna në Bregun Perëndimor u vra një izraelit dhe u plagosën katër të tjerë.

Ortodoksët dhe katolikët mbajtën ceremono në Kishën e Varrit të Shenjtë, vendi ku të krishterët besojnë se është varrosur Jezu Krishti.

Ndërkohë, ushtria izraelite konfirmoi se një polic palestinez vrau një izraeli dhe plagosi katër të tjerë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor. Zyrtarët palestinezë i njoftuan izraelitët për incidentin, i cili ndodhi pranë një vendi të shenjtë të njohur me emrin Varri i Jozefit.

Besimtarët izraelitë duhet të marrin leje si nga autoritetet palestineze ashtu edhe nga ato izraelite para se të vizitojnë këtë vend në Nablus. Zyrtarët thanë se me sa duket personat në fjalë nuk kishin marrë lejet e nevojshme.

XS
SM
MD
LG