Lidhje

Të mbijetuarit e cunamit në Japoni rindërtojnë vendin

  • Henry Ridgewell

Thuajse një vit më parë një cunam i fuqishëm goditi Japoninë veriore, duke vrarë dhjetra mijëra njerëz dhe shkatërruar zona të tëra banimi. Shumë të mbijetuar po e kalojnë dimrin nëpër tenda apo shtepi të përkohëshme banimi. Henry Ridgewell i Zërit të Amerikës ishte në qytetin Ofunator, ku vazhdojnë përpjekjet e rindërtimit, ndërkohë që të mbijetuarit ndjehen të pasigurtë rreth së ardhmes së qyteteve të tyre.

Karaoke po ndihmon në shërimin e plagëve nga cunami i vitit të kaluar. Këngët folklorike tradicionale janë më të pëlqyerat për banorët e përkohëshëm të qytetit Ofunato.

“Të jep kenaqësi dhe të shëron shpirtin. Organizimi në grup, kënga dhe bisedat e përbashkëta të bëjnë mirë”.

Ky organizim muzikor qëllimisht zhvillohet në një kamion që aktualisht po bën turne në zonat bregdetare të goditura nga cunami, duke sjellë karaoke dhe këshilla tek komunitetet e goditura rëndë.

Yoshinobu Konno është me organizatën “Miqtë e Kombeve të Bashkuara”, së cilës i lindi kjo ide.

“Njerëzit që jetojnë në këto shtëpi të vogla parafabrikatesh kanë humbur të afërmit dhe shtëpitë dhe shpesh i kap depresioni. Shpesh janë të vetmuar dhe nuk duan të flasin me të tjerët. Shqetësohemi se njerëzit mund të vdesin vetëm në këto shtëpi. Ndaj po ndërhyjmë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve mendore tek këta banorë”.

Ky bllok shtëpish është mes dhjetra të ndërtuara në Japoni në muajt, që pasuan cunamin. Tregtarët sjellin këtu artikuj bazë dhe disa sende luksi.

Në limanin poshtë, nuk ka mbetur asgjë nga shtëpitë e banorëve. Ekipet e punës kanë shembur ato pak struktura që nuk u rafshuan plotësisht nga cunami. Ofunato ishte një prej qyteteve të goditura më rëndë. Gjiret e këtij bregdeti dikur të famshëm për bukurinë e tyre, tashmë janë shkatërruar.

Më në jug, një anije ende dallohet në qytetin Kesennuma, e cila u zhvendos disa kilometra në tokë nga cunami. Është e pamundur të harrohen tmerret e një viti më parë. Por qyteti po mundohet të shikojë nga e ardhmja.

Një fshat i vogël është rigjallëruar duke u bërë strehë e bizneseve të shkatërruara. Tregtarët ofrojnë ushqimeve deti dikur të famshme në Kesennuma. Mes tyre, Masajoshi Hatakejama. Biznesi i tij u shkatërrua plotësisht. Biznesi i tij i ri mund të jetë shumë i vogël, por ai thotë se është hapi i parë në një rrugë të gjatë.

“Cunami shkatërroi një zonë të madhe kështu që do të duhet shumë kohë dhe punë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Na duhet të ndërtojmë një qytet të ri.”

Nën drejtimin e Ministrisë së re të Rindërtimit, kjo zonë bregdetare plotësisht e shkatërruar po transformohet me një shpejtësi mahnitëse.

Ndërkohë në qytetin Ofunato, të mbijetuarit thonë se do të duhet më shumë kohë për të rindërtuar komunitetet e tyre, madje shumë prej tyre ngrenë pyetjen nëse ndokush ende do të dëshironte të jetonte këtu.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG