Lidhje

Të paktën 2,400 sirianë kalojnë në Turqi për t'u shpëtuar trazirave

  • Zëri Amerikës

Të paktën 2,400 sirianë kalojnë në Turqi për t'u shpëtuar trazirave

Të paktën 2,400 sirianë kalojnë në Turqi për t'u shpëtuar trazirave

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha se numri i sirianëve që kanë kaluar në Turqi ka arritur në 2 mijë e 400, ndërsa Ankaraja po ngre kampe me çadra për të përballuar krizën.

Ministri Davutoglu e bëri këtë deklaratë sot, ndërkohë që sirianët në zonën kufitare në veri vazhdojnë të ikin prej vendit të tyre nga frika se qeveria mund të hakmerret ndaj tyre.

Ata po përpiqen t’u shpëtojnë masave shtypëse të Presidentit sirian Bashar al-Assad kundër protestave anti-qeveritare që vazhdojnë prej javësh. Disa thonë se persona të armatosur të veshur me rroba të zeza kanë hapur zjarr kundër protestuesve pa paralajmërim.

Qeveria siriane ka akuzuar ato që ajo i quan "banda të armatosura” në rajonin kufitar për “masakrimin” ditët e fundit të 120 pjestarëve të forcave të sigurisë dhe ka deklaruar se do të ndërrmarrë veprime të ashpra. Disa media kanë njoftuar se forcat siriane filluan sot të përforcojnë pozicionet në veri.Largimi i njerëzve drejt Turqisë vjen ndërkohë që në Kombet e Bashkuara po bëhen përpjekje diplomatike në prapaskenë për të frenuar dhunën.

Rusia njoftoi sot se është kundër një rezolute të Këshillit të Sigurimit që dënon Sirinë për masat ndaj protestuesve anti-qeveritare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Lukashevik thotë se trazirat në Siri nuk përbëjnë kërcënim për paqen ose sigurinë në botë.

XS
SM
MD
LG