Lidhje

Të paktën 19 të vrarë vetëm sot në Siri


Të paktën 19 të vrarë vetëm sot në Siri
Të paktën 19 të vrarë vetëm sot në Siri

Aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut thanë se të paktën 19 vetë kishin mbetur të vrarë sot, kur forcat qeveritare shtypën protestat e opozitës dhe luftuan kundër dezertorëve të ushtrisë në zona të ndryshme të Sirisë.

Aktivistët thanë se midis viktimave kishte13 civilë, kryesisht në rajonin e Homsit. Ata thanë se disa prej viktimave ishin qëlluar për vrasje nga forcat qeveritare, ndërkohë që ato po kërkonin për dezertorë dhe se trupat e disa të tjerëve ishin gjetur pasi ata kishin rezultuar të humbur më parë.

Zona e Homsit ka qenë epiqendra e luftimeve, që zgjasin prej tetë muajsh, kundër Presidentit autokrat sirian Bashar al-Asad.

Aktivistët thanë gjithashtu se sulmet e atyre që mendohet të jenë dezertorë të ushtrisë, vranë 6 pjesëtarë të forcave qeveritare, katër prej të cilëve u vranë gjatë një sulmi të papritur kundër një pike kontrolli në provincën Idlib.

Organizata Siriane Vëzhguese e të Drejtave të Njeriut, i tha Zërit të Amerikës se sot qytete kryesore siriane zhvilluan një grevë të përgjithshme në shenjë solidariteti me krahinën e Homsit, ku mendohet se dhjetra njerëz janë vrarë në ditët e fundit.

XS
SM
MD
LG