Lidhje

Të paktën 20 persona janë vrarë nga dhuna në Siri

  • Zëri Amerikës

Të paktën 20 persona janë vrarë nga dhuna në Siri

Të paktën 20 persona janë vrarë nga dhuna në Siri

Të paktën 20 persona janë vrarë nga dhuna në Siri, pas një nga ditëve më vdekjeprurëse të kryengritjes shtatë mujore kundër qeverisë siriane.

Aktivistët thanë se të paktën tre persona gjetën vdekjen sot kur forcat e sigurisë ndërmarrën sulme në qytetin e Homsit. Dëshmitarët thanë se bombardimet e rënda mund të dëgjoheshin në qendër të qytetit ku forcat qeveritare me makina të blinduara kanë përparuar në zonë.

Obzervatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 17 ushtarë u vranë në përleshjet gjatë natës me dezertorë të dyshuar të ushtrisë.

Liga Arabe e Kombeve të Bashkuara e dënoi dhunën. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje Sirisë të ndalë operacionet ushtarake.

Të premten, forcat e sigurisë vranë të paktën 40 persona ndërsa protestuesit anti-qeveritarë u grumbulluan në vend. Aktivistët thanë se shumica e vrasjeve ndodhën në rajonet Homs dhe Hama.

XS
SM
MD
LG