Lidhje

Të paktën 80 persona vriten në dy shpërthime vetëvrasëse në Pakistan


Të paktën 80 persona vriten në dy shpërthime vetëvrasëse në Pakistan
Të paktën 80 persona vriten në dy shpërthime vetëvrasëse në Pakistan

Të paktën 80 persona janë vrarë në dy shpërthime vetëvrasëse në veriperëndim të Pakistanit. Përgjegjësinë e mori grupi taleban i Pakistanit, duke i quajtur sulmet hakmarrje ndaj vrasjes së Osama bin Ladenit.

Sulmet u kryen ndaj një qendre stërvitore ushtarake në provincën Kiber Paktun Kua. Zyrtarët thanë se shumica e të vrarëve ishin kadetë të rinj. Më shumë se 120 persona u plagosën, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët thanë se sulmet ndodhën ndërsa dhjetra kadetë të rinj po hipnin në makina për të shkuar në shtëpi. Një zëdhënës i talebanëve në Pakistan premtoi sulme të tjera hakmarrëse për vdekjen e bin Ladenit. Udhëheqësit pakistanezë dhe ambasada amerikane në Islamabad e dënuan sulmin.

XS
SM
MD
LG