Lidhje

Të paktën 89 të vrarë nga stuhia në Mizuri

  • Zëri Amerikës

Të paktën 89 të vrarë nga stuhia në Mizuri

Një tornado shkaktoi dëme të mëdha në shtetin amerikan të Mizurit, duke vrarë të paktën 89 persona.

Stuhia e fuqishme përfshiu qytetin Xhoplin, rreth 220 kilometra në jug të qytetit Kansas duke shkatërruar shtëpi, makina dhe një spital që u desh të evakuohet.

Zyrtarët thanë se presin që numri i të vdekurve të rritet. Fuqia e erës bëri që rrënonjat të fluturonin deri në 100 kilometra larg. Një tornado tjetër në shtetin e Minesotës vrau një person dhe plagosi 30 të tjerë.

Stuhi të fuqishme kanë përfshirë disa shtete amerikane mes Uiskonsinit dhe Oklahomës. Presidenti Obama bisedoi në telefon me guvernatorin e Mizurit për t’i shprehur keqardhje dhe premtoi mbështetjen e qeverisë në përpjekjet e rimëkëmbjes.

XS
SM
MD
LG