Lidhje

Të rinjtë dhe shëndeti mendor

  • Art Çajms

Të rinjtë dhe shëndeti mendor

Të rinjtë dhe shëndeti mendor

Një studim i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë konstaton se çrregullimet psikiatrike janë shkaku kryesor i paaftësisë në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve. Ky studim është i pari që jep një pasqyrë globale të shëndetit të njerëzve në këtë grup-moshë.

Te rinjtë nga nga mosha 10 deri 24 vjeç duhet të jenë ndër më të shëndetshmit. Ata janë mjaft të moshuar për t'i shpëtuar rrezikut nga sëmundjet e fëmijërisë, dhe janë shumë të rinj për t'u prekur nga kanceri, sëmundje të zemrës, dhe kushtet e tjera që shqetësojnë të moshuarit.

Por një studim i ri sfidon këtë pikëpamje. Duke përdorur një bazë të dhënash të quajtur Barra Globale e Sëmundjeve, studiuesit gjetën se çështjet e shëndetit mendor llogariten për gati 50 përqind të sëmundjeve që prekin grup-moshën të 10 deri 24 vjeç.

Dr George Patton i Universitetit të Melburnit në Australi është një nga bashkë-autorët e studimit të ri, që u ndërmorr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Për sa i përket 10 shkaqet kryesore të sëmundjeve në këtë grup moshe, pesë prej tyre janë çrregullime mendore si depresioni, skizofrenia, çrregullim bipolar, shpërdorimi i alkoolit, vetëvrasjet dhe vetë-dëmtimet".

Përderisa kjo është hera e parë që ndërmerret një studim i tillë, është e pamundur të flitet rreth prirjeve, por doktor Paton vë në dukje disa gjurmë rajonale. Në Afrikë, për shembull, sëmundjet infektive mbeten një problem serioz.

"Virusi HIV, tuberkulozi dhe malaria janë shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar - ndërsa vdekshmëria gjatë lindjeve dhe pasojat e lindjeve në drejtim të aftësisë së kufizuar në Afrikë janë shumë më të larta se në pjesët e tjera të botë".

Në të kundërtën, në rajonin e Paqësorit perëndimor, pamja është e ngjashme me vendet me të ardhura të larta, ku e aftësitë e kufizuara mbizotërohen nga çrregullimet mendore dhe lëndimet, sidomos aksidentet e trafikut.

Përveç sëmundjeve dhe kushtet që ndikojnë në shëndetin e dobët të të rinjve, doktor Patton thotë se zakonet që mësohen në rini - pirja e duhanit dhe alkoolit mbipesha, dhe seksi pa mjete mbrojtëse - mund të çojë në sëmundje dhe më vonë në vdekje.

Studimi për barrën e sëmundjes në grup-moshën 10 deri 24 vjeç nga bashkë-autor George Patton, me autor kryesor Fiona Gore, dhe të tjerët u publikua në internet nga revista "The Lancet".

XS
SM
MD
LG