Lidhje

Presidenti Obama kërkon masa për agjencinë e taksave


Presidenti amerikan Barack Obama tha se “kërkon veprime” pasi agjencia qeveritare e taksave vuri në shënjestër grupe konservatore për kontrolle të imtësishme.
Në një konferencë shtypi sot, zoti Obama tha se pranimi nga agjencia e taksave se ka hetuar grupe konservatore është “fyes”. Agjencia e taksave kërkoi ndjesë për veprimet e saj të premten pasi kishte vënë në shënjerstër grupe që lidhura me lëvizjen Tea Party që kundërshtojnë politikat e taksave dhe të shpenzimeve të zotit Obama.
Zoti Obama, një demokrat, tha se “nuk ka vend për këtë veprim” pavarësisht se cili e drejton Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se çdo veprim që çoi në hetime të qëllimta duhet të “ndreqet” dhe se zyrtarët e përfshirë duhet të mbahen përgjegjës.
Më parë, senatori republikan nga Florida, Marco Rubio, bëri thirrje për dorëheqjen e komisionerit të agjencisë së taksave, Steven Miller.
Në një letër drejtuar sekretarit të Thesarit Jack Lew, Rubio tha se "është e qartë se agjecia nuk mund të operojë edhe me një fije mosbesimi të popullit amerikan nën drejtimin aktual të kësaj agjencie.
XS
SM
MD
LG