Lidhje

Çarçafët që luftojnë alergjitë


allergy

allergy

Shumë njerëz vuajnë nga alergjitë e lidhura me pluhurin, të shkaktuara kryesisht nga insekte të vogla që depërtojnë në çarçafët e shtretërve. Shkencëtarët polakë njoftojnë se kanë testuar me sukses një pëlhurë që është e padepërtueshme nga krijesat mikroskopike.

Nuk na pëlqen të mendojmë për këtë, por shumica nga ne ndan shtratin me mijëra krijesa të vogla 0,3 milimetërshe.

Edhe më i pabesueshëm duket fakti se së bashku me pluhurin e rëndomtë të shtëpisë, ne marrim përmes frymarrjes mbetjet e tyre, që përmbajnë enzima të quajtura proteaza. Janë këto që mund të shkaktojnë simptoma që nga teshtimat dhe kollitjet e deri te krizat e rënda azmatike.

Këto insekte janë tejet të vështira për t’u pastruar, veçanërisht nga çarçafët pasi ato mund të depërtojnë lehtësisht përmes poreve të copës.

“Metoda jonë na ka lejuar të krijojmë një barrierë për insektet e pluhurit. Kjo është një copë e veçantë.”

Ndryshe nga copat e tjera anti-alergjike, materiali i ri i krijuar në Universitetin Mjekësor në Lodz, ((Pron. Woodz)) të Polonisë, ndalon insektet por lejojnë kalimin e ajrit dhe lagështisë. Kjo i bën çarçafët më të rehatshëm.

Ata që vujnë nga alergjitë e që testuan materialin e ri thonë se simptomat u pakësuan me 70 përqind.

“Na thanë se kishin filluar më në fund të flinin normalisht, pasi më parë kishin vuajtur me gjumin. Ata as që mund të shtriheshin më parë në krevat pasi kishin kriza azmatike, hundë të bllokuara dhe lot në sy. Papritur filluan të flenë normalisht.”

Hulumtuesit thonë se larja e herë pas herëshme nuk e pakësoi vetinë anti-alergjike të materialit të ri. Ata presin që pas testimesh të mëtejshme, materiali të jetë i gatshëm në treg.

Ndërkohë, ata që vuajnë nga alergjitë këshillohen t’i mbajnë shtëpitë pa lagështi, të përdorin fshesën me korent dhe të lajnë shpesh çarçafët.

XS
SM
MD
LG