Lidhje

Ted Cruz shpall kandidaturën për zgjedhjet e 2016-ës


Senatori nga Teksasi Ted Cruz shpalli sot kandidaturën për president për zgjedhjet e 2016-ës.

Ai kishte lënë të kuptohej se do ta shpallte zyrtarisht kandidaturën për emërimin e Partisë Republikane dhe e bëri një gjë të tillë me një mesazh dhe video në Twitter, pak pas mesnatës.

Senatori 44 vjeçar që po shërben në mandatin e tij të parë është kandidati i parë me emër që hedh zyrtarisht kandidaturën për emërimin e Partisë Republikane. Disa republikanë pritet të hyjnë në garë në javët në vazhdim.

Senatori Cruz, që hyri në senat në vitin 2013 është një figurë e favorizuar në Lëvizjen konservatore Tea Party dhe ka lënë të kuptohet haptaz se synon të kandidojë.

XS
SM
MD
LG