Lidhje

Teherani, i gatshëm të zgjidh shqetësimet mbi programin bërthamor


Ministri i jashtëm iranian Ali Akbar Salehi tha se Teherani është i gatshëm për të zgjidhur shqetësimet mbi programin e tij bërthamor në shkëmbim të një lehtësimi të sanksioneve.

Zoti Salehi tha se Irani gjithmonë do të mbrojë të drejtën e tij për pasurimin e uraniumit, por se është gjithashtu i hapur për negociata rreth përqindjes së niveleve të pasurimit.

Ministri Salehi tha se takimi i së shtunës me diplomatë të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara plus Gjermaninë ishte konstruktiv.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters njofton se ministri i Jashtëm i Danimarkës është shprehur se nuk ka vend për lehtësim të sanksioneve ndaj Iranit, derisa ai të ndërmarrë hapa për të përmbushur kërkesat lidhur me programin e tij bërthamor. Danimarka mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG