Lidhje

Teherani do të bashkohet me klubin botëror bërthamor për të penguar sulme të mundshme


Agjencia iraniane e lajmeve Fars njofton se një zyrtar i lartë bërthamor i Iranit ka deklaruar se Teherani do të bashkohet me klubin botëror bërthamor brenda një muaji për të penguar sulme të mundshme ndaj këtij vendi.

Në një raport të botuar të martën, agjencia e lajmeve Fars citon zëvendës drejtorin e organizatës për energji atomike të Iranit të ketë thënë se asnjë vend nuk do të mendojë për ndonjë sulm pasi Irani të bashkohet me klubin bërthamor.

Agjencia e lajmeve Fars gjithashtu citon zyrtarin, Behzad Soltani, të ketë thënë se Irani planifikon zgjerimin e teknologjisë bërthamore për qëllime të tjera përveç prodhimit të energjisë dhe karburantit. Në njoftim, Soltani përmend si shembull teknologjinë për ruajtjen e ushqimeve..

Rreth këtyre njoftimeve nuk ka reagime të menjëhershëm nga zyrtarët amerikanë.

Uashingtoni dhe aleatët e tij e akuzojnë Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore nën mbulesën e një programi të energjisë për qëllime civile- akuzë që Teherani e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

XS
SM
MD
LG