Lidhje

Përfaqësues të teknologjisë së re në Londër


Ata do të ndajnë me njeri tjetrin ide dhe do të përpiqen t’i bindin kompanitë e shërbimit shëndetësor të venë në zbatim krijimet e tyre

Në Londër janë mbledhur përfaqësues të teknologjisë së re nga e gjithë bota, për të ndarë me njeri tjetrin ide dhe për t’i bindur kompanitë e shërbimit shëndetësor të venë në zbatim krijimet e tyre.

Mes këtyre pajisjeve të reja janë sistemet e paralajmërimit për sëmundjen e zemrës, apo objektet e kopshteve të projektuara posaçërisht për pacientët që vuajnë nga demenca.

Kështu psh, në një kopësht për këta pacientë, pajisjet duhet të jetë të sigurta dhe të qëndrueshme, bimët duhet të jenë jo toksike dhe vendi ku qëndrojnë të sëmurët duhet të jetë i sigurtë dhe jo i frikshëm për ta.

Krijuesit e kopështit për të sëmurët me demencë shpresojnë se projekti i tyre do të zbatohet nga kompanitë e mëdha të sigurimeve shëndetësore.
XS
SM
MD
LG