Lidhje

Teknologjia 4G në panairin e Las Vegasit

  • Zëri Amerikës

People walk around the trade show floor during the Consumer Electronics Show Friday, Jan. 7, 2011, in Las Vegas.

People walk around the trade show floor during the Consumer Electronics Show Friday, Jan. 7, 2011, in Las Vegas.

Në panairin e elektronikës për konsumatorët në Las Vegas po flitet shumë për brezin e ri super të shpejtë të teknologjisë celulare 4 G. Dhe, ndërkohë që rrjeti celular bëhet gjithnjë e më i shpejtë, sa vjen e më tepër pajisje shtëpiake po lidhen me internetin.

Brezi i katërt i teknologjisë celulare arriti në panairin e elektronikës në Las Vegas.

Teknologjia 4G premton shpejtësi më të madhe se sa rrjeti ekzistues 3G, pra për shkarkime dhe navigime më të shpejta në pajisjet e reja elektronike, të ashtuquajturit smartphone, laptop dhe tablets.

Shefi ekzekutiv i kompanisë së telekomunikacionit, Verizon, Ivan Seidenberg, u shpreh kështu për këtë revolucion krijues, siç e quajti ai.

“Kjo është njëra nga epokat më krijuese në historinë e teknologjisë. Industria e komunikacionit është plot entusiazëm që ndodhet në qendër të këtij revolucioni. Në fakt, mund të thuash se ne ndihmuam ta krijojmë atë.”

Teknologjia 4G ofron shpejtësi shkarkimi deri në 1 gigabit për sekondë për përdoruesit stacionarë dhe 100 megabit për sekondë për përdoruesit në trena apo në makina. Shpejtësi të tilla krijojnë mundësi për të shkarkuar programe televizive, filma dhe lojra elektronike në kohë reale.

Panairi i elektronikës po mbahet në qendrën Hilton të Las Vegasit.

Por edhe përpara arritjes së teknologjisë 4G, gjithnjë e më shumë pajisje shtëpiake po lidhen me internetin, duke filluar nga televizori.

Jim Berry, zëdhënës i Shoqatës së Pajisjeve Elektronike për Konsumatorët, thotë se në të ardhmen, çdo gjë do të jetë e lidhur me internetin, televizori, pajisjet e kuzhinës ose lavatriçja. Këtë herë, për herë të parë kemi një pavion për pajisjet shtëpiake të lidhur me internetin.

Kompania Samsung këtë vit do të përpiqet të nxjerrë në treg televizorin inteligjent të lidhur në rrjet.

Kjo do të thotë se televizori i familjes do të jetë në gjendje të komunikojë me pajisjet e tjera elektronike të shtëpisë, me telefonin dhe me kompjuterin.

“Është dëshira e konsumatorin për të patur akses në këto gjëra si kurrë më parë, thotë Tim Baxner, presidenti i Samsungut për Amerikën Veriore".

Samsung paraqiti në panair edhe një televizor ku ekrani nuk ka fare kornizë.

Ndërsa Motorola paraqiti kompjuterin e saj të parë të tipit tablet, të quajtur Xoom.

Kjo pajisje mund të lidhet me rrjetin 4G dhe mund të rivalizojë kështu me iPadin e kompanisë Apple.

XS
SM
MD
LG