Lidhje

Ndikimi i teknologjisë dixhitale në arsimin universitar

  • Jim Randle

Revolucion dixhital mundëson regjistrimin e dhjetëra mijëra studentëve për një klasë që drejtohet nga profesorët më të mirë

Avancimi i teknologjisë dixhitale po sjellë ndryshime të mëdha në arsimin e lartë, pas ndryshimeve që janë bërë në gazetari, industrinë e muzikës, prodhimitari dhe në industritë e tjera. Në disa raste, ky revolucion dixhital mundëson regjistrimin e dhjetëra mijëra studentëve për një klasë që drejtohet nga profesorët më të mirë. Ekspertët thonë se ritmi i ndryshimit në arsimin e lartë po shpejtohet, dhe do të ndikojë në metotën e mësimdhënies, vlerësimin e studentit, dhe mënyrën e të studiuarit.

Imagjinoni një klasë universiteti me 160 mijë nxënës të ulur pranë kompjuterëve në mbarë botën, të gjithë duke mësuar nga profesorë të njëjtë. Një klasë e këtij lloji ofrohet në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni dhe drejtohet nga profesori Sebastian Thrun.

“Ne fillim kjo klasë është ofruar në Stanford dhe tani ne e ofrojmë këtë kurs përmes internetit për mbarë botën. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë arritje”.

Kursi mbi inteligjencën artificiale nga Sebastian Thrun dhe Peter Norvig mund të gjendet në YouTube. Është pa pagesë, dhe mbështetësit e saj thonë se kjo tregon se arsimtarët e njohur mund të mësojnë në mënyrë efikase disa nga lëndët e tyre për këdo dhe kudo në botë.

Universitetet kanë qenë të ngadalshëm në pranimin e ndryshimeve, thotë profesoresha Rita McGrath e Universitetit të Kolumbias në Nju Jork.

“Modeli bazë i biznesit të arsimit tonë të lartë nuk ka ndryshuar që nga koha e Sokratit. Një person ngrihet dhe flet përpara një grupi njerëzish. Versioni i avancuar i këtij modeli është se ata tani bëjnë pyetje”.

Zonja McGrath ndjek industritë të cilat zbatojnë ndryshime të shpejta. Ajo thotë se teknologjia dixhitale është përmirësuar dhe është gati për të nxitur ndryshime të mëdha. Këto ndryshime përfshinë metodën e mësimdhënies, thotë profesori i Universitetit të Merilendit, Spencer Benson.

“Kjo ka ndryshuar, pjesërisht, rolin e mësuesit ose rolin e profesorit nga mësimdhënës që mëson përmbajtjen e lëndës në mësimdhënës që i ndihmon studentët të gjejnë, të vlerësojnë dhe në fund të jenë në gjendje ta shfyrtëzojnë përmbajtjen e lëndës”.

Një tjetër ndryshim është mënyra e vlerësimit të përparimit të studentëve. Rob Hughes është president i TopCoder, një kompani, që vlerëson studentët që marrin klasa përmes internetit. Ai foli përmes Skype-it.

“Sigurisht kodet, zhvillimi i softuerëve, matematika, shkencat kompjuterike, mundësojnë krijimin e sistemeve objektive të testimeve të automatizuara”.

Është më e vështirë të bëhet vlerësimi i përparimit të studentëve në fushën e letërsisë, historisë dhe fushat e tjera jo-teknike. Një nga zgjidhjet është përdorimi i klasave online për të prezantuar materiale, por përsëri duhet një mësues për të vlerësuar atë që ka kuptuar studenti. Këtë e ka bërë profesor George Siemens në Universitetin Athabasca në Alberta të Kanadasë.

“Është një kohë shumë interesante për të punuar në arsim, por është pak jo e rehatshme, sepse ne jemi duke ngritur pyetje të mëdha rreth mbijetimit të universitetit?”.

Ndërkohë që udhëheqësit e arsimit mendojnë se shumë klasa në të ardhmen do të ofrohen në internet, disa studentë në Universitetin e Merilendit kanë shqetësime.

“Kjo thjeshtë duket metodë e huaj dhe mënyrë më e vështirë e të mësuarit”.

“Studimi me miqtë në konvikt natën vonë ishte i rëndësishëm për notat dhe klasat”.

Këtyre studentëve u pëlqen ideja se klasat në internet mund të jenë me kosto më të ulët se sa kurset tradicionale dhe se ato janë të hapura për njerëzit jashtë universitetit.
Ndërkohë që disa petagogë thonë se universitetet do t’i rezistojnë ndryshimeve, të tjerë këmbëngulin se klasat masive në internet janë thjeshtë pjesë e një revolucionit dixhital që së shpejti do të sjellë ndryshime dramatike në mënyrën e të mësuarit.
XS
SM
MD
LG