Lidhje

Teknologjia me ultra tinguj, një trajtim që bën mrekullira


Teknologjia me ultra tinguj po shihet vitet e fundit si një trajtim që bën mrekullira, kur është fjala për të luftuar shenjat e plakjes. Thuhet se kjo procedurë tonifikon dhe tendos lëkurën, duke bërë që ajo të duket më e re.

Ultratingujt prodhojnë nxehtësi dhe përdorin valët e zërit për të tonifikuar dhe tendosur lëkurën. Energjia e ultratingujve simulon shtimin e kolagjenit, që i jep lëkurës elasticitetin. Me kalimin e moshës, sasia e kolagjenit tek njerëzit paksohet, duke shkaktuar plakjen e lëkurës dhe rrudhat.

Së fundi, Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve miratoi përdorimin e ultratingujve për tendosjen e lëkurës tek pjesa e vetullave, faqeve dhe qafës. Pajisja me ultratinguj i lejon mjekët të shohin lëkurën, ashtu sikurse bëjnë me sonogramën tradicionale dhe gjatë prekjes së lëkurës dërgon valë pikërisht tek muskujt. Mjekët thonë se rezultati i përdorimit të metodës me ultratinguj shihet menjëherë dhe lëkura vazhdon të rinohet gjatë periudhe 3-mujore.

XS
SM
MD
LG