Lidhje

Televizioni rus njofton për një komplot për vrasjen e kryeministrit Putin


Televizioni rus njofton për një komplot për vrasjen e kryeministrit Putin
Televizioni rus njofton për një komplot për vrasjen e kryeministrit Putin

Televizioni shtetëror i Rusisë njoftoi se autoritetet ukrainase kanë arrestuar një grup të dyshuarish për përpjekje për vrasjen e kryeministrit rus Vladimir Putin.

Stacioni televiziv Channel One njoftoi se të dyshuarit po komplotonin për vrasjen e zotit Putin menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit dhe se ata u arrestuan në qytetin-port ukrainas të Odesës, në brigjet e Detit të Zi.

Në njoftim thuhej se zyrtarët ukrainas të sigurisë kishin pohuar se të dyshuarit ishin arrestuar në fillim të vitit, pas një shpërthimi që ndodhi gjatë provave që ata po bënin me ekspozivë. Sipas njoftimit, komplotuesit po bashkëpunonin me një grup që do të krijojë një shtet islamik në Kaukaze.

Zëdhënësi i zotit Putin e konfirmoi raportin për agjencinë ruse të lajmeve ItarTass, por nuk dha hollësi. Kryeministri Putin mendohet gjerësisht se do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, për një mandat të tretë, pas një ndërprerjeje 4-vjeçare.

XS
SM
MD
LG