Lidhje

Andy Murray, kampion tenisi në Wimbledon


Andy Murray është bërë britaniku i parë në 77 vjet që fiton kampionatin e tenisit në Wimbledon. Murray siguroi një fitore me epërsi në tre sete, me rezultatin 6-4, 7-5 dhe 6-4 në finalen e kampionatit përballë serbit Novak Gjokoviç, aktualisht i renditur si tenisti numër një në botë.

Murray, i cili renditet i dyti në kualifikimet botërore, luajti një lojë të fortë që vazhdoi për tre orë e nëntë minuta në një ditë të nxehtë vere, kur temeraturat në Klubin All England ku zhvillohet kampionati arritën në 30 gradë celcius.

Vetë Gjokoviç u shpreh në përfundim të ndeshjes se rivali i tij luajti një lojë të pabesueshme.

Pas fitores, kampioni u shpreh “E kam të qartë se të gjithë donin që një britanik të fitonte në Wimbledon dhe shpresoj që mbetën të kënaqur”.

Nuk ka patur kampion britanik në Wimbledon që nga viti 1936, kur fitoi Fred Perry. Sipas një zëdhënësi të Pallatit Mbretëror, Mbretëresha Elizabetë i kishte dërguar një mesazh urimi tenistit për fitoren e djeshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG